• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhisiela “çon në shtëpi” për festat e fundvitit djalin e deputetit të PS-së

droni by droni
14 December, 2018
in Kronika, Politika
0
Hetimet, Xhisiela tërhoqi padinë në prani të djalit të deputetit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Krujës ka kërkuar 1 vit burgim për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja, ndonëse ai dhe Xhisiela Maloku kanë bërë një akt pajtimi te noteri, duke konfirmuar se nuk kanë konflikte me njëri-tjetrin.

Pavarësisht kësaj, Prokuroria këmbëngul se Rexhep Rraja duhet të dënohet për veprën penale të “Përndjekjes”, megjithëse në kushte të tilla, shumë të akuzuar ia dalin pa u dënuar duke u vendosur në shërbim prove. Tashmë, seanca tjetër do të mbahet më 20 dhjetor, ku mbrojtja pritet të japë konkluzionet e saj dhe po në të njëjtën ditë do të jepet edhe vendimi.

Ndaj tij është zhvilluar gjykimi i shkurtuar, çka i ul edhe një të tretën e masës së dënimit, që do të shpallet në fund nga Gjykata. Referuar kësaj mase dënimi të kërkuar nga Prokuroria dhe uljen e mundshme për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe kohën e paraburgimit, edhe nëse Rexhep Rraja do të shpallet fajtor nga gjykata, ai me shumë gjasa do të lirohet para festave të fundvitit.

Mësohet se edhe gjatë seancës së djeshme ka qenë e pranishme ish-e dashura e tij. Ajo ka ripërsëritur faktin se nuk është dhunuar dhe përndjekur nga Rexhepi dhe se gjithçka e kishte bërë për shkak të xhelozisë ndaj tij. Pasi ka dëgjuar pretencën e Prokurorisë, Gjykata e Krujës i ka lënë një javë kohë mbrojtjes për të përgatitur konkluzionet para se të jepet vendimi përfundimtar.GJYKIMI I SHKURTUAR
Gjykata e Krujës ka pranuar një seancë më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Rexhep Rrajës. Çështja do të gjykohet me procedurë të shkurtuar dhe me shumë gjasë, nëse do të shpallet fajtor, djali i deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja, do të përfitojë ulje dënimi me 1/3. Edhe në seancën e vlerësimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar ishte e pranishme 25-vjeçarja, e cila në këtë proces ka statusin e së dëmtuarës.

Ajo ka deklaruar para gjyqtares Engjëllushe Tahiri se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj. Edhe me herët, para Policisë e gjykatave ku ka kaluar historia e tyre, vajza nga FushëKruja ka deklaruar se gjithçka e kishte bërë për xhelozi dhe se nuk është dhunuar. Në këtë linjë ka qëndruar edhe avokati i 24-vjeçarit të akuzuar. Avokati mbrojtës i Rrajës ka thënë se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë vetëm për motive xhelozie.

ARRESTIMI
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator, pasi Gjykata e Krujës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë nën akuzën e përndjekjes, si finalizim i një dosjeje që kishte qenë në duart e Prokurorisë prej disa muajsh. Çështja mori përmasa të tjera kur ish-oficeri i Policisë, Emiljano Nuhu, denoncoi në media kërcënimet, sipas tij, nga disa eksponentë të PS-së për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut. Debatet dhe akuzat për këtë çështje përfshinë edhe politikën.

Për këto akuza, Prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë, ndërsa ish-oficeri i Policisë Gjyqësore në Fushë-Krujë, Emiljano Nuhu, pasi u dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin, kërkoi azil në Zvicër. Pasi në këtë çështje u përfshi edhe politika me akuza të ndërsjella, vetë Xhisiela Maloku kaloi në krahun tjetër duke ndryshuar edhe qëndrimin e saj.

Ajo hoqi dorë nga roli i viktimës së dhunuar. Menjëherë në rrethana të paqarta, ajo, nga denoncimi si e dhunuar nga djali i deputetit socialist, doli në mbrojtje të tij duke i rrëzuar të gjitha deklarimet me akuzat që kishte bërë në Polici kundër Rexhep Rrajës. Pak ditë pas arrestimit të tij, në shtëpinë e Xhisiela Malokut u hodh lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit nuk pati të lënduar dhe as dëme materiale. Ajo akuzoi opozitën për sulmin me lëndë plasëse, duke theksuar se ka organizuar sulmin me qëllim që të akuzohej indirekt deputeti socialist dhe të afërmit e tij meqë ishin në “konflikt” me 25-vjeçaren. /Panorama

 

Tags: rexhep rrahjaxhisiela maloku
Previous Post

Ushtria e Kosovës Meta: “Ky është themeli i ndryshimit historik”

Next Post

Kosova me Ushtri, Basha: “Kombi shqiptar tani më i fortë…”

droni

droni

Next Post
Unaza e Madhe, Basha: “Aferë korruptive e Ramës, 2 mijë euro 1 centimetër katror”

Kosova me Ushtri, Basha: "Kombi shqiptar tani më i fortë..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.