Mëngjesin e sotëm mediat turke njoftojnë për një tjetër sulm me bomba, shënjestra e të cilit u bë një autobus i transportit publik në kampusin e një universiteti.
Sipas Reuters, nga shpërthimi raportohet për viktima dhe të plagosur.
Nuk ka të dhëna të sakta për viktimat deri më tani, por raportohet se autobusi po transportonte ushtarë të veshur si civil, sipas gazetës “Milliyet”
Bëhet me dije se sulmi është regjistruar në provincën qendrore të Turqisë, Kayseri ndërsa autobusi i sulmuar ndodhej para kampusit të universiteti Erciyes në momentin e shpërthimit.
Ende nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare se çfarë e shkaktoi shpërthimin, ushtarë por një dëshmitar pohoi se një makinë në afërsi të autobusit shpërtheu papritur.












