Pasditen e kësaj të martë një 51 vjeçare në Fier është shpëtuar nga policia, pasi për pak sa nuk u rrëmbye nga rrjedha e lumit Seman.
Sipas policisë rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”, 2 punonjës policie konstatuan se në ujërat e lumit Seman, ishte duke u mbytur shtetasja M.T, 51 vjeçe, banuese në Fier.
Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj.
Shtetasja M.T u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.












