Studentët tashmë janë ndarë në tre pika kryesore të Tiranës. Një pjesë janë përpara Kryeministrisë, një pjesë pranë Ministrisë së Arsimit dhe një pjesë kanë bllokuar Zogun e Zi.
Protestuesit përpara kryeministrisë janë ulur këmbëkryq në bulevard.
Ata thonë se edhe pse janë ndarë në tre grupe, kauza e tyre është e njëjtë.
“Sado që dukemi sikur jemi të ndarë, kauza është e njëjtë. Nesër do ketë një unifikim të të gjithë studentëve se ku do të vazhdohet protesta”, tha një student./oranews












