Një kliente është përpjekur që të vjedhë një thikë në market dhe kur punonjësja i kërkoi që ta paguajë, ajo e plagosi rëndë.
Momenti është filmuar në kamera dhe duket se kur e goditi punonjësen, kolegët vrapuan për t’i shkuar në ndihmë pasi dëgjuan të bërtiturat.
Stafi i marketit njoftoi menjëherë policinë, të cilët e arrestuan klienten. Viktima u dërgua në spital pasi kishte marrë rreth 5 plagë në duar.
Identiteti i të dyja grave nuk është bërë akoma i ditur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në provincën Jiangxi, Kinë.











