Ashtu sikurse dhe ditëve të tjera, dhe sot, po tentohet të mos lejohet pjesëmarrja masive në protestën e studentëve.
Një mesazh i mbërritur në profilin e deputetes së Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e vërteton këtë gje.
Ajo ka publikuar mesazhin e një mësueseje në një shkollë te mesme, e cila denoncon drejtuesit se ka urdhëruar t’i izolojë brenda ambienteve të klasave dhe të mos bëhen pjesë e protestës masive të studentëve.
“Në shkollat e mesme po merren masa për të izoluar nxënësit brenda ambienteve të shkollës, që të mos bojkotojnë mësimin. Ja mesazhi i një mësuesi”, shkruan deputetja e PD, duke ruajtuar anonimatin e mësueses.












