• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erion Veliaj dështon me kartën e studentit

admin by admin
17 December, 2016
in Kronika
0
Erion Veliaj dështon me kartën e studentit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga premtimet e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në lidhje me studentët ishte se brenda vitit 2016 do të pajiseshin me kartën e studentit. Por edhe pse vitit 2016 i kanë mbetur edhe pak ditë, ende nuk e kanë një gjë të tillë, ashtu siç studentët në vendet e Bashkimit Evropian e kanë kartën e tyre, e në këtë formë duke përfituar shumë lehtësira.

Me anë të përdorimit të kartës, studentët përfitojnë shërbime të ndryshme publike dhe private, falas ose me çmime të reduktuara. Nëpërmjet saj synohet përmirësimi i jetës ekonomike, sociale e kulturore të çdo studenti në Republikën e Shqipërisë. Ligji nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 100 të tij përcakton se:

  1. Studentët e institucioneve publike e private të arsimit të lartë pajisen me kartën e studentit, e cila është dokument unik. Me anë të saj studentët përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara.
  2. Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit përcakton kriteret dhe procedurat për përgatitjen dhe lëshimin e kartës së studentit.
  3. Përfitimet e studentëve nga përdorimi i kartës së studentit përballohen nga fondet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit.
  4. Kategoritë e shërbimeve që ofrojnë entet shtetërore bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me marrëveshje me organizma që kanë objekt të tyre interesat studentorë e me persona juridikë privatë që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Praktika në vendet Evropiane, na tregon se çfarë përfitojnë studentët nga kjo kartë me ulje çmimi ose falas: Transport publik, biblioteka , teatër, ekspozita, kinema, kredi studentore, oferta telefonike, ushqime, rroba, teknologji / internet, paketa shëndetësore, sport / palestër.

erion-veliaj-ne-keshillin-bashkiak-2_11


Erion Veliaj


Pak muaj më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj do të deklaronte:

“Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik, sepse shoh që kriza më e madhe te studentët është mënyra sesi firojnë abonetë dhe se si gjithë këta matrapazët e linjave të autobusëve shkojnë i çojnë abonetë e studentit me çmim të reduktuar dhe subvencionuar në drejtim të paditur. Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete.”

Por vitit 2016 i kanë mbetur vetëm pak ditë, të rinjt të cilët studiojnë në Tiranë nuk e kanë kartën e premtuar. Për këtë ishull.com ju drejtua për informacion Bashkisë Tiranë, për të mësuar përse procesi për pajisjen me kartë studenti nuk kishte përfunduar akoma. Sipas Julinda Dhames, drejtore e Rinisë në përgjigjen e shkresës për informacion deklaron se Drejtoria e Rinisë ka nisur projektin e Kartës Rinore dhe është ende në proces hartimi dhe strukturimi. Por pa dhënë detaje mbi koston e këtij projekti, përfitimet që do të kenë studentët dhe se kur pritej të përfundonte.

julinda-dhame-vyr1


Julinda Dhame

Për këtë ishull.com u interesua edhe në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për të mësuar nëse kishte ndonjë projekt për kartën e studentit. Brisida Kërtusha, specialiste në MMSR deklaroi se MMSR nuk kishte asnjë projekt të tillë. Po ashtu edhe nga Ministria e Arsimit për këtë çështje nuk morëm informacion.

Sa ndikon Karta e Studentit në financat e një të riu që është student në kryeqytet:

Një student harxhon mesatarisht 30,000 lekë të reja në muaj. Me hyrjen në fuqi të përfitimeve që ofrohen nga pajisja me një kartë studenti, përfitimet do të varjonin nga 30 – 35 %. Ku kjo kosto do të ulej në 19500 lekë në muaj.

infografika

 

Por ne pyetëm edhe në disa prej dyqaneve në Tiranë, duke filluar nga libraritë, supermarketet, dyqane rrobash, dyqane teknologjie, transportin publik qytetas, klinika okulistike dhe në disa spitale private nëse e njohin kartën e studentit. Përgjigjia në të gjitha rastet ishte
JO. Ku në sqarimet e një pjese prej tyre, nga menaxherët e këtyre subjekteve deklarohej se nuk kishin një marrëveshje me ndonjë institucion shtetëror që ata ta bënin një gjë të tillë.

Por në Muzeun Kombëtar, në disa nga kinematë e Tiranës apo edhe në Teatrin Eksperimental ata e njihnin kartën e studentit ose një vërtetim nga institucioni përkatës i arsimit të lartë, që studentët të përfitonin ulje në biletë. Ulja për biletat varjonte nga 100 lekë deri në 150 lekë.

Studentët akoma do të vazhdojnë të shpresojnë që një ditë do ta kenë kartën e studentit, edhe pse një e drejtë që kanë vite që ju mohohet. Ishulli.com

Previous Post

DETAJE/ Ja pasuritë e Klement Balilit, “në pritje” për tu sekuestruar

Next Post

Vasili i përgjigjet Bashës: LSI është e ndershme

admin

admin

Next Post
Vasili i përgjigjet Bashës: LSI është e ndershme

Vasili i përgjigjet Bashës: LSI është e ndershme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.