Pas refuzimit që mori nga studentët, kryeministri Rama ka reaguar sërish në twitter duke sqaruar se nuk po kërkon negociata me ta, por dialiog.
Rama: Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart.
Kryeministri vijon, duke shtruar pyetjen: Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?
Rama u ka lënë takim live nesër në 11 në fb, por studentët sapo u njohën me ftesën e refuzuan njëzëri duke paralajmëruar për tubim madhështor të martën.













