Forca të shumta të policisë, “kanë zbarkuar” nëpër rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës.
Mësohet se që prej orës 23:00 të mbrëmjes se sotme, Policia ka nisur aksion duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën.
Ky aksion zhvillohet për kapjen e personave në kërkim, kontrollin e armëve të zjarrit, shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor etj.
Në rrugë kanë dalë forca të shumta policie, si të Rrugores, Forcave të Rendit, njësia Shqiponja dhe FNSH.











