Në rrjetet sociale, ka filluar të qarkullojë një poster, me një shënim për kryeministrit.
Studentët, aty ku startoi cdogjë, përmes socializimit në rrjetet sociale, i bëjnë me dije Ramës se ka vetëm tre ditë kohë afat.
Nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, studentët kanë premtuar se protestat do të përshkallëzohen. 
Studentët nuk kanë pranuar negociatat duke mos pranuar ofertën e kryeministrit për të bashkëbiseduar.
Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale, i ftoi studentët të uleshin për të folur duke u shtrirë dorën, gjë të cilën, studentët nuk e pranuan, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre pa kompromis.











