Kryetari i PD-së Lulzim basha ka publikyar sot paradite një video përmes së cilës vë në dukje standartet me të cilën Rilindja i ka trajtuar dy të burgosur, Qamil Zelën që vdiq në qeli pasi nuk pagoi 32 mijë lekë për OSSHE dhe Lulzim Berishën i cili përvecse u lirua, garantohet nga kryetari socialist i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako me një vend pune.
Basha e ka postuar videon para pak orësh por ka mjaftuar kjo kohë që ajo të qarkullojë me shpejtësi në internet dhe rrjetet sociale duke u bërë një hit ne internet.











