• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse po kthehet Deutsche Welle në shqip një media protokollare!

droni by droni
5 December, 2018
in Telegram
0
Pse po kthehet Deutsche Welle në shqip një media protokollare!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deutsche Welle, media ndërkombëtare publike gjermane që shpërndan lajme për botën, ka mbi 65 vite aktivitet. Ajo është zëri gjerman në rreth 30 gjuhë, njera prej të cilave është dhe shqipja.

Deustche Welle në shqip nisi si radio me valë të shkurtëra para 26 viteve, duke plotësuar një boshllëk informativ në hapësirën shqipfolëse. Sot ajo vazhdon si media online.

Bashkë me VOA, BBC, RFI, Evropa e Lirë etj., DW në shqip ishte që në fillim shpresa dhe perspektiva për shqiptarët në rajon dhe kudo në botë. Pavarësia dhe cilësia e raportimit kanë qenë virtytet e tyre që afruan rreth tyre shumë e shumë dëgjues e lexues, që të kuptonin më së miri çfarë ndodh në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e shtete të tjera të rajonit, por dhe zhvillime nga kontinenti evropian, si dhe më gjerë në botë.

Copy – paste nga deklaratat dhe mediat e tjera

Por Deutsche Welle në shqip së fundmi duket se ka humbur shumë nga vlerat e saj gazetareske perëndimore, është më pak atraktive për publikun shqipfolës në rajonin ballkanik, si dhe për shqiptarët që jetojnë në diasporë, në Evropë, SHBA, Kanada, Australi etj.

Në një kohë që sot teknologjia dhe interneti kanë krijuar lehtësi për të ndjekur lajmet e DW në shqip, interesi për këto produkte ka ardhur në rënie. Kjo jo për konkurrencë nga mediat e tjera, apo nga rrjetet sociale, por dukshëm nga mungesa e profesionalizmit dhe rutinizimi në realizimin e raportimeve nga rajoni.

Shpesh në mjediset publike thuhet se DW në shqip përngjan sot me një media protokollare, ku gazetarët e saj në rajon bëjnë copy – paste të deklaratave qeveritare, njoftimeve të partive politike, apo thënieve të shfaqura në FB, Twetter etj. Madje më keq akoma, përdoren si burime referimi më së shumti informacione nga mediat proqeveritare, duke ndërtuar artikujt që publikohen në websiten e DW në shqip thjesht si montim thënie të burrështetasve, apo politikanëve të ndryshëm, diplomatëve etj.

Faksimile nga faqja onlien e radios

Po të shikosh artikujt e publikuar në faqen e DW në shqip kohët e fundit që informojnë mbi zhvillimet në Kosovë, nga pjesa më e madhe e tyre e kupton qartë metodologjinë protokollare të raportimit prej Prishtinës: çfarë tha Thaqi, çfarë tha Haradinaj, çfarë tha ndonjë politikan opozitar, çfarë tha ndonjë diplomat perëndimor që është në Prishtinë etj. Kuptohet, nuk janë deklarata a opinione të tyre të bëra për DW në shqip. Por çfarë kanë thënë ata për mediat e tjera, në FB a Twetter etj. 

Pra, realizohet një montim deklaratash protokollare dhe ky konsiderohet si raportimi nga Kosova. Ateherë, pse një lexues duhet ta lexojë artikullin në DW në shqip, kur qëndrimet e atyre që flasin janë njësoj si në mediat e tjera, si në RTK, si te Koha, te Ekspres-i apo të informuara më parë nga burime të tjera?

Kjo paraqitje po e sfumon DW në shqip

Ka humbur kërkimi dhe interesimi për të pasur në artikull elemente eskluzivë për DW në shqip. 

Por në mënyrë protokollare nuk raportohet vetëm nga Prishtina. Kështu ndodh dhe me shumë artikujt nga Maqedonia apo Shqipëria, ku evidentohen vetëm thënie nga konferencat e shtypit, deklarata dhe komente të përsëritura nga mediat e tjera.

Ka vetëm referim nga njoftimet pë median që lëshojnë me email institucionet qeveritare apo zyrat e partive politike. Madje dhe raportimet nga institucionet e BE-së në Bruksel kanë për bazë vetëm deklaratat që lëshojnë zëdhënësit apo zyrat e BE-së në Prishtinë, Shkup a Tiranë.

Të shkruash artikuj vetëm duke cituar deklarata, njoftime, prononcime në rrjetet sociale, apo më keq akoma duke bërë copy paste ato që thuhen nga mediat e tjera, kjo është më e kollajta. Kjo mënyrë e zgjidh punën shpejt e shpejt, dhe krijon fitime lehtësisht nga autorët e shkrimeve. Por e sigurtë është që humb shkëlqimin e një media prestigjoze, duke e lënë atë në hije. Humb interesimin e publikut dhe rrit lakminë e autoriteteve zyrtare dhe politikanëve llafazanë që të kenë sa më shumë akses dhe hapësira në media të tilla.

Nga kjo sjellje nuk mund të priten ndjekës në leximin dhe pëlqimin e artikujve. (Numri i like-ve për materialet që DW në shqip publikon në FB është treguesi më i saktë se ku mund të përfundojë një media me profil protokollar).

Kjo ndodh me një media shumë prestigjoze, si Deutsche Welle, e cila në gjuhën shqipe duket po eksperimenton “me sukses” protokollizimin në mbulimin e ngjarjeve nga rajoni i Ballkanit.

Previous Post

LEZHË/Humb jetën pasi rrëzohet me kamionin plot kanabis

Next Post

“Kusht i parë, arrestimi i Vangjush Dakos”

droni

droni

Next Post
“Familja e Kryeministrit, 500 milionë euro dëm”, zbulohet gropa e zezë e bizneseve të fshehura

“Kusht i parë, arrestimi i Vangjush Dakos”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.