Një 71-vjeçar në Durrës është gjetur i pa jetë në banesën e tij. Dyshohet se i moshuari ka vrarë veten nga pakujdesia me armën e tij të gjahut të cilën po e pastronte.
Sipas Policisë, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R. T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 02. 12. 2018, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R. T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.











