Kreu i PR Fatmir Mediu është treguar i përmbajtur në lidhje me mundësinë e djegies se mandateve apo bojkotit te parlamentit.
Nga Asambleja e Republikaneve Mediu tha se vendimmarrja le ti lihet mbledhjes se grupeve parlamentare të opozitës, por logjika e tij politike është e qarte, parlamenti nuk është i kryeministrit Rama por i qytetareve.
Mediu është i vetmi aleat qe kërkon vazhdimisht bashkimin e PD para betejës elektorale te qershorit 2019. Mediu ka ngritur serish zërin për ndryshimin e sistemit elektoral, drejt një sistemi proporcional me lista te hapura, edhe pse kjo është një çështje qe aktualisht nuk është pjese e agjendës se reformës zgjedhore.











