Ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi ka dhënë dorheqjen nga sistemi i drejtësisë sipas një njoftimi të Presidencës.
Dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor. Presidenca në faqen zyrtare ka njoftuar se kërkesa e Saraçit është dorëzuar më 5 nëntor.
Nuk dihen arsyet e largimit të tij nga detyra, por me këtë lëvizje Saraçi largohet dhe nga procesi i vetingut.
Sipas ligjit, në momentin që një gjyqtar jep dorëheqjen, presidenti vë në dijeni Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilit i kërkon ndërprerjen e vetingut.
Metush Saraçi ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit deri në 2011. Pas mbarimit të mandatit, ai u zëvendësua nga Alaudin Malaj.













