Të paktën 200 protestues janë arrestuar dhe 92 janë plagosur. Ky është bilanci i protestave të sotme në Paris, kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe taksave të larta.
Protesta e 1 dhjetorit kishte si slogan: “Në rrugë për dorëheqjen e Macron”, ndërsa trazirat u shtuan, kryesisht në zonën Champs-Elysees.
Presidenti francez Emmanuel Macron duke kërkuar të ulë zemërimin e protestuesve ka premtuar të ngadalësojë ritmin e rritjes së taksave të karburantit nëse çmimet ndërkombëtare të naftës rriten shumë shpejt.
Të premten, qeveria u përpoq të fliste me përfaqësuesit e lëvizjes “Xhaketat e verdha”, por takimi dështoi.











