Një i ri kalon me kujdes portën e parkingut ndërkohë që roja nuk gjendet aty. Këto pamje u publikuan sot ndërkohë që tre makina u dogjën mes të cilave edhe ajo e kompozitorit të njohur. Ndërkaq mori flakë edhe një pjesë e ndërtesës.

Parkingu ndodhet pranë sheshit “Willson”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe 5 zjarrfikëse që kanë lokalizuar flakët .
Policia thote se zjarri ka rene ne nje mjet i cili ndodhej ne garazh.
Kamerat kanë pikasur një 30 vjecar që futet në garazh dhe ndez dy bidona me benzinë mbi makinën e Flor Mumajesit.












