Stacioni i policisë në Kaliforni u befasua kur një ari i ngritur në dy këmbë, hapi derën e dhomës së ndërtesës dhe hyri brenda sikur të punonte aty.
“Ne patëm një vizitor të papritur mbrëmë në ndërtesë,” shkroi në Facebook, drejtori i Patrullës së Kalifornisë.
Pamjet tregojnë hapat e ariut në ndërtesën pranë liqenit Tahoe. Si hyri brenda, ariu ulet në të katër këmbët dhe pastaj fillon të endet në dhomë.












