Një ngjarje e rëndë raportohet te këtë ndodhur në Maliq.
Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për një plagosje.
Një i ri ka plagosur me thikë një person tjetër. Policia është vënë në kërkim të 28 vjeçarit, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.
Personi i plagosur, i moshës 28-vjeç është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.
Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta mes dy bashkëmoshatarëve.
“Shtetasi M.B, rreth 28 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga shtetasi Ë.B, 28 vjeç”, thotë policia.











