Mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Armina Mevlani ka inaguruar dyqanin e saj të ri “Delirium Shop”, biznes i cili është rihapur kësaj here në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Jonida Maliqi.
Në inagurimin e biznesit të blogeres nuk kishte si të mungonte edhe i fejuari i saj, Shkëlzen Berisha, i cili është shfaqur krah të dashurës së tij për t’i dhënë urimet dhe mbështetjen e tij.
Bordo.al ka siguruar këto foto të shkrepura gjatë momenteve të inagurimit ku çifti shfaqet krah njëri-tjetrit e madje nuk kanë nguruar të shkëmbejnë edhe disa shikime dashurie.
“Delirium Shop” quhet biznesi i dy vajzave, i cili u inaugurua mbrëmë, ndërsa të pranishëm ishin të ftuar të shumtë VIP.













