Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e ish-bllokut, të përqëndruara në hetimet.
Gjykata ka liruar Geldo Hotin, i cili ishte i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, ku u vra Fabiol Gaxha, dhe u plagos Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Geldo Hoti u kap në Kakavijë më 5 tetor, 1 ditë pas ngjarjes në Ish-Bllok. Gjykata e Tiranës e ka liruar 37-vjeçarin më datë 22 nëntor.
Po këtë të martë, gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për biznesmenin Ajaks Boshnjakun, i cili u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim për ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë 1 person dhe 2 të tjerë u plagosën.
Më 4 tetor në një prej lokaleve të ish bllokut gjatë një konflikti me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Në kërkim vazhdojnë ende të mbeten Ervin Mata, Merviol Bilo si dhe këngëtarja Elvana Gjata. Nga ana tjetër gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për Ervis Martinajn dhe Eljon Haton.












