Këto pamje të frikshme tregojnë se si i shpëton vdekjes një amerikan teksa hidhet për herë të parë me parashutë.
Chris Gursky shkoi me pushime në Zvicër, kur e gjtithë aventura me parashutë u shndërrua në një përvojë dramatike.
Ai u detyrua të rrijë i varur për dy minuta, pasi kur do të hidhej parashuta, piloti kishte harruar ta lidhte me litarë duke e marrë kështu me vete pa qenë i siguruar.
Sekonda pas largimit, Z. Gursky dhe instruktori i tij e kuptojnë se ai nuk ishte lidhur në mënyrë korrekte. Z. Gursky arriti të qëndronte mbrapa instruktorit ndërsa fluturuan mbi fusha dhe pemë.
Pasi u ul, ai u dërgua në spital ku bëri një operacion në dorë. Kyçi i dorës i ishte thyer pas kësaj eksperience horror.












