Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Babrrusë, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.
I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, pasi ka marrë një plumb në këmbë.
Njoftimi i policise:
Informacion Paraprak
Në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi U. V., rreth 55 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.











