Djali i ish-kryeministrit Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit të vendit, Edi Rama.
Gjatë konferencës së përbashkët, pas mbledhjes së dy qeverive shqiptare në Pejë, Rama bëri dhe deklarata lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si dhe adresoi mesazhe të ashpra për Serbinë, e cila sipas tij, po pengon zhvillimin e Kosovës.
Por Shkëlzen Berisha ka reaguar duke e quajtur Ramën, penguesin e vetëm të anëtarësimit në BE.
Ai bën ironi me premtimet e Ramës për bashkim me Kosovën.
“Trafikantët që po na lënë jashtë BE, na premtojnë bashkim me Kosovën 😂😢”, shkruan Shkëlzen Berisha.













