Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e përbashkët të dy qeverive, teksa shihet që kanë pozuar duke bërë simbolin e shqiponjës.
Rama e cilësoi si fotoja e ditës, dhe e ka postuar menjëherë në facebook. Në një vështrim të shpejtë, fotoja duket normale. Në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama e publikoi këtë foto të paplotë, pasi në të nuk kanë dalë gjithë ministrat.

Por në të njëjtën foto të publikuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shihet që jo të gjithë ministrat kanë bërë shqiponjën.
Janë katër ministra, të cilët në momentin e fotos nuk e kanë bërë shqiponjën. Siç shihet në foto, bëhet fjalë për ministrat, Ogerta Manastirliu, ministri e Shëndetësisë në Kosovës, Uran Ismaili dhe ministri i Administratës Publike që vjen nga radhët e komuniteteve në qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar.












