• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja çfarë bisedoi në Tiranë kreu i SHISH Visho Ajazi me kreun e CIA, zbardhet mesazhi

admin by admin
20 December, 2016
in Politika
0
Ja çfarë bisedoi në Tiranë kreu i SHISH Visho Ajazi me kreun e CIA,  zbardhet mesazhi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, falënderoi agjentët sekretë shqiptarë për punën e kryer gjatë vitit 2016 dhe vlerësoi bashkëpunimin pozitiv me shërbimin sekret amerikan.
Në një mesazh urimi për punonjësit e SHISH-it, me rastin e festave të fundvitit, shefi i shërbimit inteligjent u shpreh se puna e deritanishme përbën “bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cenon sigurinë kombëtare”.
Kreu i SHISH-it përmendi edhe takimet me shefin e CIA-s, John Brenan, pak ditë më parë në Tiranë dhe nënvizoi kontaktet pozitive mes dy agjencive. “U zhvillua një takim kokë më kokë midis dy drejtorëve të Shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive si dhe një takim me stafin drejtues të SHISH.
Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor”, shkruan Ajazi në mesazhin e tij, i pari i një drejtuesi të shërbimit inteligjent për punonjësit e tij.
Mesazhi i shefit të SHISH:
Me rastin e festave të fundvitit 2016, ju uroj Gëzuar, mbarësi, shëndet e lumturi mes kolegëve dhe në familjet tuaja! Gjithashtu, ju uroj suksese të mëtejshme në realizimin e detyrave në shërbim të Shtetit dhe vendit tonë.
Gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për të gjithë punonjësit, burrat e gratë, për gatishmërinë, kontributin dhe përkushtimin e treguar në realizimin e detyrave të ngarkuara nga ligji dhe nga Prioritetet e Qeverisë për vitin 2016.
Sukseseve të këtij viti u janë shtuar edhe dy ngjarje domethënëse për një Shërbim Informativ.
Dekorimi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), me datën 04.07.2016, nga Presidenti i Republikës, Sh. T. z. Bujar Nishani, me Dekoratën e Artë të Shqiponjës, të cilën e kemi njoftuar zyrtarisht më parë.
Vizita e suksesshme zyrtare në SHISH; e datës 06.12.2016, në përgjigje të ftesës së Drejtorit të SHISH, z. Visho Ajazi Lika; e Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit të SHBA (CIA), z. John O. BRENNAN, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të agjencisë së tyre. Gjatë kësaj vizite, u zhvillua një takim kokë më kokë midis dy drejtorëve të Shërbimeve, takime mes delegacioneve respektive si dhe një takim me stafin drejtues të SHISH. Takimet e zhvilluara u karakterizuan nga fryma e bashkëpunimit miqësor.
Me këtë rast rishpreh edhe një herë konsideratën dhe mirënjohjen time për profesionalizmin e objektivitetin e treguar dhe punën që keni kryer gjatë këtij viti. Kjo më bën të ndihem edhe më optimist, pasi shikoj dhe konstatoj tek ju gatishmëri, përkushtim, dashuri për profesionin, etj. Këto përbëjnë bazë solide për arritje rezultatesh të larta, në luftën kundër çdo veprimtarie që cënon sigurinë kombëtare.
Duke ju përgëzuar për punën dhe përpjekjet e vitit 2016, për kontributin tuaj në forcimin e mëtejshëm të kohezionit ndërinstitucional shqiptar, dhe rritjen e reputacionit ndërkombëtar të institucionit tonë; shpreh bindjen se veprimtaria e SHISH, edhe gjatë vitit 2017, do të vazhdojë me modesti, por pa u lëkundur, në përmbushjen e pritshmërive që rrjedhin nga misioni i tij ligjor.
Përzemërsisht uroj që, të kaloni të gëzuar Festat, dhe në lumturi me familjet, miqtë dhe shoqërinë tuaj.
Urime të përzemërta dhe të sinqerta!
DREJTORI
VISHO AJAZI LIKA

 

Previous Post

EMRAT/ Elbasan, zjarrfikës që mbjell kanabis dhe vjedhje, SHÇBA ndalon dy persona

Next Post

Tirana ‘blindon’ ambasadat e huaja në Shqipëri pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

admin

admin

Next Post
Tirana ‘blindon’ ambasadat e huaja në Shqipëri pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Tirana 'blindon' ambasadat e huaja në Shqipëri pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.