Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Mësohet se janë helmuar rreth 40 punonjëse të një rrobaqepsie.
Nga informacionet e fundit, bëhet me dije se ato janë paraqitur në urgjencën e Spitalit të Durrësit me simptoma helmimi.
Punonjëset janë ndier keq, duke pasur marrje mendsh dhe këputje. Dyshohet se rrobaqepsia ka marrë flakë.
Aktualisht ato po marrin trajnimin mjekësor në spitalin e Durrësit. Sipas mjekëve po vëzhgohet gjendja e tyre dhe nëse kanë probleme të rënda do nisen me urgjencë drejt Tiranës.











