• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A do të përfitojë Armando Prenga nga amnistia e fundvitit? Përgjigjet Manjani

admin by admin
20 December, 2016
in Politika
0
A do të përfitojë Armando Prenga nga amnistia e fundvitit? Përgjigjet Manjani
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke folur për amnistinë e fund vitit përpara Komisionit të Sigurisë, ka sqaruar se cila është kategoria që nuk përfiton falje nga dënimi. Manjani u kujdes të sqaronte se, asnjë zyrtarë publik nuk përfiton nga amnistia.
Kjo rrëzon hamendësimet që janë publikuar kohët e fundit se nga amnistia mund të përfitojë dhe deputeti  Armando Prenga.
Nuk amnistojmë zyrtarët publikë. Nuk amnistojmë kultivuesit e lëndëve narkotike. Nuk amnistojmë dhunuesit e grave. Nuk amnistojmë të miturit recitivist. Amnistia është një akt kolektiv dhe jo individual. Nëse dëshironi që mos dalë dikush nga burgu atëherë ndaleni këtë nismë. Do amnistojmë vetëm kundërvajtjet penale jo krimet. Kush është dënuar me 2 vite e një ditë ka bërë krim dhe jo kundërvajtje”, deklaroi Manjani.
Ndryshon amnistia, Manjani: Lirohen vetëm 670 të dënuar. PS kundër
Partia Socialiste do të kërkojë sot ndryshime në projektligjin e “Amnistisë”, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve.
Dje, deputetët e PS-së në Komisionin e Ligjeve janë shprehur të pakënaqur me draftin e propozuar nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke aluduar se propozimi nuk vjen në një linjë me amnistinë e fundit të miratuar në vitin 2014, raporton Panorama.
Burime nga Grupi i PS-së bënë të ditur se drafti i propozuar nga Manjani ka ngushtim të numrit të përfituesve, çka ka bërë që disa prej politikanëve që janë në proces hetimor apo gjykim, të mbeten jashtë amnistisë. Socialistët do të kërkojnë që të zgjerohet numri i përfituesve nga amnistia gjatë shqyrtimit të ligjit në Parlament.
“Duke e gjykuar me amnistinë e fundit të vitit 2014, ka një shtrëngim të kritereve ndaluese të përfitimit të amnistisë dhe duke bërë një tabelë krahasuese të veprave penale që janë shtuar në nen, sigurisht është rritur neni i veprave penale që i nënshtrohen neneve ndaluese, pra që nuk përfitojnë nga amnistia”, tha dje relatori i PS-së, Ulsi Manja.
Më tej, relatori i projektligjit tha dje se: “E reja e kësaj amnistie në raport me amnistinë e fundit është se nuk do të kemi vetëm amnisti të dënimit, por edhe amnisti të ndjekjes penale. Kjo amnisti shtrihet dhe mbi ndjekjen penale, që do të thotë: jo vetëm që do të kemi shuarje të dënimit për ata persona të cilët janë dënuar deri në 2 vjet apo u ka mbetur edhe 2 vjet burgim. Por, edhe për këtë kategori personash do të pushohen dhe ndjekjet penale në çdo fazë të hetimit apo gjykimit që ato janë. Në këtë pikëpamje, duhet të themi që është amnisti e plotë. Nga shifrat që ministri raporton për përfituesit, më duket një shifër shumë e ngushtë”.
Ndërkohë që ministri Manjani tha se asnjë nga zyrtarët publikë në hetim nuk do të përfitojë nga amnistia.
“Shqetësimet që ka ngritur publikisht PD nuk qëndrojnë në amnistinë që ne kemi propozuar. Nuk përfiton askush nga ata të asaj kategorie, zyrtarë publikë apo ata që janë dënuar për zgjedhjet apo gjëra të kësaj natyre. Nëse ka burrë nëne me e gjet se ku është prapavija politike nga lirimi i 670 vetëve, është e vështirë ta gjykojmë apo paragjykojmë”, tha Manjani. Konkretisht bëhet fjalë për deputetin Armando Prenga dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin, të cilët sipas draftit të amnistisë nuk përfitojnë
Ajo që ra dje në sy ishte një përplasje mes juristësh gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, teksa Fatmir Xhafaj iu drejtua ministrit Manjani duke i thënë se propozimi për amnistinë ka ndryshuar rrugës.
“Amnistia është një nismë parlamentare dhe natyrisht amnistia është atribut i Parlamentit, është një projektligj që jo rastësisht kushtetutëbërësi ia ka caktuar të jetë një ligj i përforcuar me shumicë të cilësuar për shkak se ky duhet të jetë një vullnet sa më i gjithëpranuar, jo vetëm për forcat politike, për opinionin publik dhe për qytetarët që ata përfaqësojnë. Ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme që të japë një koment, besoj se duhet ta ketë marrë Ministria e Drejtësisë një koment nga ana e tyre. Por duke parë disa praktika të mëparshme, kur mund të jetë ndryshuar amnistia edhe rrugës, është e domosdoshme për një opinion të fundit”, u shpreh dje Xhafaj.
KUSH PËRFITON NGA AMNISTIA E 2016
670 të burgosur do të lirohen nga amnistia e vitit 2016
Nga këta përfitojnë
15 gra të dënuara nga 94 që janë në total
7 burra të moshuar mbi 60 vjeç
8 të mitur të burgosur përfitojnë
15 të burgosur të sëmurë në fazë terminale

 

Previous Post

Hetohet për trafikim qeniesh njerëzore, flet deputeti i LSI: Çfarë thashë sot në Prokurori

Next Post

E shpallën si bashkëpunëtor në grabitjen e bankës, i riu shkon në polici: Jam në foto, por nuk jam grabitës

admin

admin

Next Post
E shpallën si bashkëpunëtor në grabitjen e bankës, i riu shkon në polici: Jam në foto, por nuk jam grabitës

E shpallën si bashkëpunëtor në grabitjen e bankës, i riu shkon në polici: Jam në foto, por nuk jam grabitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.