Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Fushë-Krujë.
Si pasojë e tij, ka humbur jetën një 56-vjeçare e cila nuk ka mundur t’iu shpëtojë plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.11.2018, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të urës së Fushë-Krujës mjeti tip Benz me drejtues shtetasin D.V. ka aksidentuar shtetasen këmbësore Sh.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë. Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.











