Dy shqiptarë ishin pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Ata ranë në prangat e policisë italiane ms 20 të tjerëve të arrestuar.
Mediat lokale në Itali kanë bërë publike edhe emrat e dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup që merrej me drogë.
Bëhet fjalë për Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.
Banda kryente aktivitetin e saj kriminal në tre shtete në Spanjë, Austri dhe Itali. Sasia e drogës vinte kryesisht nga Spanja e më pas shpërndahej në disa zona të Italisë duke mos kursyer as ambientet e shkollave.
Sipas mediave, janë sekuestruar disa pasuri, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove. Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.











