Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me punonjësit e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec, në bazë të një informacioni kanë ushtruar kontroll në afërsi të fshatit Lin, Pogradec, te vendi i quajtur “Uji i Kristaltë”, ku kanë konstatuar në breg të liqenit, një sasi prej 38 kg bimë të dyshuar si narkotike cannabis sattiva.
Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.
Nga ana e Policisë, po vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.












