Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.
Policia bën me dije se automjeti është në pronësi të një 44-vjeçari, i identifikuar si Aleksandër Ymeri, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të 44 vjeçarit, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë.
Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.











