Ndërkohë që banorët e Astirit vazhdojnë protestat për të mos lejuar shkatërrimin e shtëpive të tyre, nga ana tjetër paralel me ta, për një kauzë tjetër të rendësishme, Franca ka shpërthyer në protesta kundër rritjes së çmimit të naftës.
Moderatorja e njohur Ori Nebijaj ka publikuar fotot të një artikulli për këtë ngjarje dhe përmes disa rreshteve ajo ka ironizuar dhe Erion Veliajn dhe qëndrimin e tij ndaj banorëve në Astir.
”Mbi 400 te plagosur nga Protestat ne France dhe mbi 150 pika rrugesh te bllokuara nga protestuesit per vendimin e qeverise per ‘Taksen e Karbonit’ Sa per te thene se paskerka dhe Parisi “shpellare” , shkruan ajo në Facebook.
Shpellarë ishte fjala të cilën Veliaj e përdori për banorët e Astirit, teksa shprehej se meritonin të quheshin të gjithë ata që nuk pranonin ndryshimin.













