Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi po zhvillon takimin e tij të radhës, këtë herë i zhvendosur në një tjetër qytet.
Mësohet se ai po zhvillon një takim me strukturat e policisë në Lezhë. Bëhet e ditur se takimi me drejtuesit e policisë po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Kujtojmë se ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka zhvilluar disa ditë më parë takime dhe me strukturat e policisë në Shkodër dhe në Elbasan dhe Durrës, vende këto që përmenden për kriminalitet të lartë, ndërsa ky shënon takimin e tij të katërt.
Ditën e djeshme, pak orë para mbarimit të afatit, presidenti Ilir Meta e dekretoi Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm, vendim i cili pas lirimit nga titulli ‘gjeneral’, i hapi rrugë emërimit, pasi kështu presidenti nuk do të shkelte kushtetutën.











