Mjeku popullor Hysri Peqani, i njohur me emrin Burdushi është arrestuar nga policia e Prizrenit.
Lajmin për arrestimin e Burdushit e ka konfirmuar prokurori i rastit Petrit Kryeziu.
Sipas mediave kosovare, Peçani akuzohet për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.
Policia ka kryer dhe një kontroll gjatë ditës në shtëpinë e tij. Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.
Gjatë arrestimit, Burdushi i kërkoi Policisë të mos e lidhin, por policët nuk e përfillën kërkesën e tij.
Në pamjet që publikoi Gazeta Express gjatë arrestimit, Burdushi dëgjohet duke i thënë policisë “keni mujtë mos me më lidhë, e me më ftu në mënyrë ligjore”.











