400 mijë lekë gjobë është vendimi për mjekët për mjekim të pakujdesshëm që solli vdekjen e gruas së portierit të Partizanit Alban Hoxha. Petrit Rexhepi, Elona Burda janë dy mjekët që janë gjobitur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm. E ëma e Dorianës pas vendimit u shpreh: “Ma vranë vajzën për së dyti”. Gjinekologu dhe anestezistja nuk do të përballen me burg.
Doriana Haka humbi jetën pas lindjes së fëmijës saj të parë në Maternitetin Koco Gliozheni.












