Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka.
Dorëheqja i është dorëzuar Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.
“Dorëheqja e parevokueshme, për arsye etike, morale e profesionale. Largohem për papajtueshmëri në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës.
Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.
Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.












