Kreu i bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj shpiku sot 3 policë të t plagosur në betejë me protestuesit e Unazës së re ose sic i quna ai ‘shpellarë’.
“Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit!
Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur!
Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë!
Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!”, shkruan në tuiter Veliaj i cili në momentin e protestës së ‘shpellarëve’ u largua nga zyra e tij në bashki.
Protesta e banorëve të Astir zgjati sot rreth një orë dhe u karakterizua me momente tensioni por në asnjë rast të rrezikshme për policinë bashkiake që runate derën.
Një ditë më parë Veliaj fyeu banorët në protestë të unazës së re duke i quajtur ata shpellarë ndërsa pak orë më vonë nxitoi të korrigjonte deklaratën e tij.
3 policet u fotografuan nga bashkia ne ambientet e spitalit, foto te cilat po i publikojme edhe ne, pasi ishte e pamundur te gjeje policet e plagosur ne menyre te pavarur.

Ky eshte ‘real fighter’

Ky ketu nuk ngjan te jete plage lufte por plage e qafes se kepuces
ky
ky nu
Ky tjetri nuk ka ndonje gje pervec shqetesimit nga turma












