Ambasada amerikane ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.
14 vite burg për Shullazin, dhe 55 të tjera për të gjithë bandën e tij ishte dënimi që u dha gjatë procesit gjyqësor, ndërkohë që Ambasada reagon dhe në emër të qytetarëve pyet: Kush e ka radhën tani?
Reagimi i Ambasadës Amerikane
Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg.
Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?











