Ironia e nënkryetarit të Partisë Demokratike Edi Paloka këtë radhë shkon për Erion Veliajn.
Paloka ka zgjedhur ta ironizojë me një fotomontazh, duke mbështetur këtu banorët e “Astirit” të cilët prej ditësh kanë protestuar kundër zgjerimit të rrugëve për “Unazën e Re”, pa i dëmshpërblyer 100% për banesat dhe bizneset që do të shemben.
Paloka ka postuar në rrjetet sociale një fotomontazh të kryebashkiakut të veshur me fustan dhe në dorë mban një shkop magjik.
“Banorët e Astirit kanë “kërcënuar” Veliajn se do e veshin me fustan ?!!!
Çfarë kërcënimi është ky ?!!!
Veliaj vishet për qejf me fustan”, shkruan Paloka.












