Olti Curri, blogeri i njohur në Shqipëri por i njohur dhe për komentet e tij për tema të ndryshme, së fundmi është akomoduar në shtëpinë e tij të re dhe ka patur arsye të fortë për të festuar.
Shtëpia ndodhet në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit në kodrën e Diellit.
Gjithsesi, Olti ka dashur të mos i mungojë asgjë në këtë ditë dhe për këtë gjë ka preferuar të shkojë pas zakoneve. Për këtë ai ka ftuar disa miq të tij për të bërë ‘gëzuar’ për shtëpinë e re, ndërsa janë gatuar dhe ushqimet që sjellin fat si asudja apo orizi.
Olti poston pothuajse çdo aktivitet të jetës së tij në faqen e tij në Instagram, dhe këtë radhë veproi në të njëjtën mënyrë. Olti ka postuar një foto me Monika Kryemadhin, e cila sic duket nga pamjet po përgatit asuden, ndërsa Elona Guri duke thyer arrat.
I zoti i shtëpisë po filmonte një nga momentet më të bukura të cilat do të memorizohen gjatë duke u bërë një nga kujtimet më të bukura.












