• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sa do të “kushtojë” një gjyq pas Reformës në Drejtësi

admin by admin
22 December, 2016
in Kronika
0
Sa do të “kushtojë” një gjyq pas Reformës në Drejtësi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Reforma në drejtësi ka sjellë edhe ndryshimin në tarifat gjyqësore. Pyetja më e shpeshtë që bëjnë qytetarët pas miratimit të reformës në drejtësi është se sa do të kushtojnë tarifat për gjyqet? “Neës 24” disponon projektligjin për ‘Tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në Republikën e Shqipërisë” i cili është hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.
Sipas tabelës, për të hapur një gjyq civil në gjykatën e shkallës së parë duhet ë paguash 2500 lekë nga 3600 lek që është aktualisht. Gjithashtu sipas ligjit, është detajuar edhe pagesa në rastet dërgimit të çështjeve në gjykatat e tjera.
Neni 4
Tarifa gjyqësore e përgjithshme
1. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për çdo nivel gjykimi përllogaritet mbi bazën vlerës së çështjes gjyqësore civile, administrative ose penale si më poshtë:
a) 1% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të parë
b) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në shkallë të dytë
c) 0.5% e vlerës së padisë për të gjitha gjykimet në Gjykatën e Lartë
d) 5.000 (pesëmijë) lekë për gjykimin e ankimeve të veçanta
e) 2.500 (dymijepesëqind) lekë për gjykimin e kërkesave civile, administrative dhe penale
f) 5.000 (pesëmijë) lekë për paraqitjen e ankimit kundër vendimit penal në gjykatat e apelit
g) 5.000 (pesëmijë) lekë për paraqitjen e rekursit kundër vendimit penal në Gjykatën e Lartë.
h) 5.000 (pesëmijë) lekë për gjykimin e çështjeve penale në ato raste kur gjykata vihet në lëvizje me kërkesë nga i dëmtuari akuzues. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit në këto çështje, tarifa është 2.500 (dymijepesëqind) lekë
2. Nëse vlera e padisë nuk mund të përcaktohet, për shkak të natyrës së veçantë të mosmarrëveshjes, tarifa e përgjithshme gjyqësore është 5.000 (pesëmijë) lekë. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit në këto çështje vlera e tarifës është 2.500 (dymijë e pesëqind) lekë.
3. Përcaktimi i vlerës së padisë bëhet nga personi, i cili ka ngritur padinë përpara gjykatës.
4. Në rast se përllogaritja e vlerës së padisë mungon, kjo konsiderohet si e metë e padisë dhe gjykata ja kthen atë paditësit për përcaktimin dhe përllogaritjen e vlerës së padisë.
5. Përcaktimi i vlerës së padisë në paditë e mbrojtjes së të drejtave të pronarit, si vlerë e padisë do të merret vlera e sendit që kërkohet t’i kthehet pronarit apo vlera e sendit që kërkohet të kompensohet.
6. Në rastin e detyrimeve kontraktore, që përbëhen nga pagesa periodike mujore, gjashtëmujore ose vjetore, vlera e çështjes përcaktohet bazuar në ekuivalentin e një pagese që duhet të shlyhet për 12 muaj.
7. Kur gjykata e shkallë së dytë gjykon si gjykatë e shkallës së parë, si dhe në ato raste kur Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar, tarifa e përgjithshme gjyqësore do të jetë e njëjtë me atë  që zbatohet për gjykimet në shkallë të parë.
8. Për çështjet gjyqësore të parashikuara në Aneksin 1 të këtij ligji zbatohen tarifat e parashikuara në këtë Aneks. Për paraqitjen e ankimit, ankimit të veçantë dhe të rekursit për këto çështje vlera e tarifës është sa gjysma e vlerës së tarifës së shkallës së parë.
9. Tarifa gjyqësore e përgjithshme për paraqitjen e çështjeve gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese është 5.000 (pesëmijë) lekë. Kjo tarifë paguhet vetëm në ato raste, kur Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të individëve.
10. Tarifat gjyqësore për gjykimet administrative në të gjitha nivelet janë sipas Aneksit 2 të këtij ligji. Paditë për shpërblimin e dëmit kontraktor dhe jashtë kontraktor, si dhe paditë për marrëdhëniet e punës që janë objekt i gjykimit administrative, tarifa e tyre për të gjitha shkallët e gjykimit administrative është sipas tarifave të përgjithshme për gjykimet e këtyre çështjeve nga gjykata civile për çdo shkallë gjykimi.
11. Vlera minimale e tarifës gjyqësore të përgjithshme është 700 (shtatëqind) lekë dhe ajo do të paguhet në këtë masë për paditë me vlerë deri në 700.000 (shtatëqind mijë) lekë.
12. Kur çështja gjyqësore kthehet për rigjykim nga gjykatat më të larta, nuk paguhet sërish tarifë gjyqësore e përgjithshme.
13. Shpenzimet gjyqësore ne proceset civile, administrative dhe penale llogariten sipas legjislacionit procedural në fuqi.
14. Në procesin penal detyrimi për të paguar shpenzimet gjyqësore të përgjithshme është në ngarkim të të pandehurit nëse ai deklarohet fajtor dhe dënohet me vendim përfundimtar.

 

Previous Post

Skandali i prezantueses së Festivalit të Këngës në RTSH

Next Post

Një arsye pse japonezët jetojnë gjatë? Si e largojnë ata stresin

admin

admin

Next Post
Një arsye pse japonezët jetojnë gjatë? Si e largojnë ata stresin

Një arsye pse japonezët jetojnë gjatë? Si e largojnë ata stresin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.