• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani, vizitë intensive në Turqi , takime me Erdogan, Kahraman dhe Yildirim

admin by admin
22 December, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Nishani, vizitë intensive në Turqi , takime me Erdogan, Kahraman dhe Yildirim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, u prit në takime të veçanta nga Presidenti Erdoğan, Kryetari i Asamblesë së Madhe të Kombit, zoti Ismail Kahraman, si dhe Kryeministri i Turqisë, zoti Binali Yildirim. Pas ceremonive dhe nderimeve ushtarake të mirëseardhjes në Pallatin Presidencial, Presidenti Nishani dhe Presidenti Erdoğan zhvilluan një takim të veçantë së bashku dhe më pas kryesuan takimet e zgjeruara mes dy delegacioneve zyrtare. Në përbërje të delegacionit zyrtar shqiptar ishin edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zoti Bujar Leskaj, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, zoti Visho Ajazi Lika, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, zoti Selim Belortaja, si dhe Drejtori i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, zoti Gëzim Podgorica. Biseda me Presidentin Erdoğan u fokusua në një spektër të gjerë të marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe, ku një vend të rëndësishëm zunë çështjet e sigurisë dhe luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.

Presidenti i Republikës shprehu edhe njëherë gjatë takimit keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat e atentateve të fundit terroriste në Stamboll dhe qytete të tjera të Turqisë, si dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, në krah të Turqisë, në luftën kundër terrorizmit dhe sponsorizuesve të tjerë, duke iu referuar edhe dënimit nga autoritetet shqiptare të tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të këtij viti. Gjithashtu, Presidenti Nishani shprehu ngushëllimet edhe për vrasjen e Ambasadorit të Federatës Ruse në Turqi, duke e dënuar me forcë dhe konsideruar si burracak këtë akt.

Presidenti Nishani i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën e madhe dhe shumëdimensionale që Turqia i ka dhënë ndër vite Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në fushën ekonomike ashtu edhe përmes asistencës teknike. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani vlerësoi mbështetjen e Turqise mike për modernizimin e policisë dhe të ushtrisë shqiptare, si dhe asistencën e dhënë përmes agjencisë TIKA në Tiranë, duke shprehur besimin e vijimit të aktivitetit të kësaj agjencie edhe në të ardhmen.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin shumë domethënës dhe të pazëvendësueshëm të Turqisë përsa i përket paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit, duke evidentuar gjithashtu rëndësinë që Shqipëria i kushton bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me vendet e tjera të rajonit. Një vlerësim të veçantë në këtë kontekst, Presidenti Nishani e bëri edhe për ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë dhe i jep Kosovës për konsolidimin e shtetit dhe të njohjeve të pavarësisë nga shtetet e tjera.

Një vemendje të veçantë të dy Presidentët ia kushtuan edhe nevojës së intensifikimit të bashkëpunimit mes institucioneve dhe strukturave të inteligjencës, si dhe ato ligj-zbatuese dhe të sigurisë, në funksion të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Shqipëria është e gatshme të kontribuojë me vendosmëri dhe me të gjitha mundësitë e saj krah Turqisë dhe vendeve të tjera aleate në luftën kundër terrorizmit.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Pas takimeve zyrtare, në prani të dy Presidentëve dhe delegacioneve zyrtare u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe Agjencisë turke Anadolu, si dhe u vijua me një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pas deklaratave përkatëse, të dy Presidentët iu përgjigjën dhe interesimit të shtypit.

Mesazhet e mësipërme u theksuan edhe gjatë takimeve të veçanta me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare Kahraman, si dhe Kryeministrin Yildirim. Në takimin me zotin Kahraman Presidenti Nishani dënoi sulmin ndaj parlamentit gjatë grushtit të dështuar të shtetit, duke e konsideruar të papranueshme për demokracinë, si dhe vendosi një tufë me lule në vendin e sulmuar të godinës së Parlamentit. Gjithashtu, Presidenti në takimin me zotin Kahraman evidentoi miqësinë e fortë mes dy popujve, duke e siguruar atë se nga Shqipëria dhe shqiptarët rrezatohet vetëm miqësi, respekt e bashkëpunim me Turqinë dhe popullin turk. Në mënyrë të veçantë Presidenti Nishani përshëndeti bashkëpunimin ndërparlamentar dhe theksoi nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Ndërsa në takimin me Kryeministrin Yildirim, Presidenti Nishani u fokusua kryesisht tek mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, realizimit së shpejti të Komisionit të Përbashkët në këtë fushë, si dhe shfrytëzimit sa më të mirë të mundësive për investime turke në Shqipëri, veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës, turizmit dhe fusha të tjera.

Me rastin e kësaj vizite zyrtare, Presidenti i Republikës vendosi edhe një kurorë me lule në Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, si dhe la një shënim në librin e miqve, ku evidentoi rolin e jashtëzakonshëm të Ataturk në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve miqësore mes dy popujve.

Previous Post

Policia blindon Lezhën, Renea dhe një helikopter në vendngjarje, autori kërcënon blutë

Next Post

Gjykata Kushtetuese vendos sot për Vettingun, 5 skenarët e mundshëm

admin

admin

Next Post
Gjykata Kushtetuese vendos sot për Vettingun, 5 skenarët e mundshëm

Gjykata Kushtetuese vendos sot për Vettingun, 5 skenarët e mundshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.