Situata mes banorëve të Unazës së Re dhe shoferëve u tensionua, pasi banorët bllokuan dhe qarkullimin e makinave gjatë protestës së ditës së sotme.
Nga situata e tensionuar, disa prej shoferëve nuk kanë duruar dhe nuk kanë treguar mirëkuptimin për të zhvilluar këtë protestë, duke çuar në konfrontime fizike.
Në videon e mëposhtme, shikohet sesi goditet operatori i televizionit privat teksa po filmonte. Mësohet se ai ka marrë goditje në fytyrë dhe i është dëmtuar kamera.












