Këto pamjet më të fundit që vijnë nga protesta e banorëve të Unazës së Re.
Ditën e sotme ata kanë vijuar me protestën e tyre, kësaj radhe duke krijuar një barrikadë që bllokoi dhe lëvizjen e makinave.
Shumë prej shoferëve nuk e kanë duruar këtë gjë, dhe madje situata ka shkuar deri në konfrontim fizik. Mësohet se është është goditur kameramani i një media private. Ai ka qenë duke filmuar protestën, ndërkohë që është goditur me grusht nga drejtuesi i një automjeti tip “Benz”.
Banorët kërkojnë që kryeministri të kërkojë falje për këtë projekt korruptiv, sipas tyre, i cili rrezikon të lejë pa banesa një pjesë të madhe të tyre.
Ata falenderojnë dhe prezencën e opozitës e cila sipas tyre i ka mbështetur vazhdimisht në kërkimin e të drejtës së tyre.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2289531807785919/











