Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbajti një takim me aleatët sot pasdite për rreth një orë duke folur kryesisht rreth përgaditjeve për protestën e 13 majit.
Kjo protestë do t’ia zërë vendin marshimit që ishte planifikuar të ndodhte në Kavajë, në rast se do të mbaheshin zgjedhjet.
Kreu i PD-së, Basha do të vijojë më pas gjatë javës takim me drejtues të degëve të PD-së në rrethe.












