Partia Demokratike ne nje reagim pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, e cila e rrezoi kerkesen e saj per ta shpallur ligjin e vetingut antikushtetues, thote se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.
Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.
Kontrolli qeveritar i vetingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika.











