Konkursi i sivjetshëm i Miss BumBum përfundoi në kaos, pasi garueset kërkuan me dhunë fitoren duke nxjerrë mashtrimet.
Lufta u nxit nga një konkurrente që akuzoi tjetrën se i kishte të pasmet e bëra me ndërhyrje kirurgjikale. Pasi drejtuesi shpalli fituese Ellen Santanan, konkurrentja tjetër, Aline Uva, e shkuli shiritin e “Miss-it” nga trupi i fitueses duke e akuzuar rëndë.
“Unë i respektova të gjitha rregullat”, u dëgjua Uva në skenë. “Vithet e mia janë origjinale, por ajo i ka plastike”.
Konkursi Miss BumBum është mbajtur çdo vit në Brazil që nga viti 2011. Ajo u themelua nga gazetari dhe sipërmarrësi Cacau Oliver dhe synon të kurorërojë vajzën me të pasmet më të mira në Brazil.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=77&v=yOiO4-H663Y











