Ish-ministri Ylli Manjani mendon se me udhëheqjen e Ramës çdogjë duket si në kohën e monizmit.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani bën dhe një paralelizëm mes dy kohëve. Kur Ramiz Alia ishte në krye të PPSH lejoi besimin fetar dhe fjalën e lirë, ndërkohë që Edi Rama në krye të Partisë Socialiste të Shqipërisë, urren dhe godet fjalën e lirë.
Manjani thotë se është më keq sesa të jetë sekretar i parë.
Reagimi i plotë
Ramiz Alia ne krye të PPSH, në vitin 1990 lejoi fjalën e lirë e besimin fetar kohë përpara se të pranohej pluralizmi politik.
Ramizi lindi Pluralizmin!
Edi Rama në krye të PSSH, pasuese e PPSH, në vitin 2018 e urren dhe godet fjalën e lirë dhe tallet paq me besimin fetar.
Edvini rilindi Monizmin!
Sekretar i parë?!
Me keq!












