Tiranë – Mbremjen e sotme në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Gjatë hyrjes së tifozëve në fushë ka mbetur i dëmtuar lehtë një shtetas të cilit i është dhënë ndihma e duhur mjekësore. Po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.











